Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS STËRVITJES SË FUNDIT

Shqipëria gati për Gjeorgjinë sonte

Fotot: FSHF

Shqipëria gati për Gjeorgjinë sonte


Teksti: FSHF

14 October, 2024 @14:06

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmë seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së sotme ndaj Gjeorgjisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet të hënën (sot) në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

TABELA, REZULTATI & ORARI


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve