Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LITUANIA - KOSOVA

Kosova kryen detyrën, kthehet me fitore nga Lituania

Kosova kryen detyrën, kthehet me fitore nga Lituania


12 October, 2024 @16:56

Në stadiumin më të madh ndër shtetet baltike, Kosova sot në Kaunas shënoi fitore ndaj Lituanisë vendase.

Këtë të fundit të drejtuarit nga Franco Foda e mposhtën me rezultat 1-2.

11-SHET STARTUESE

Kosova dominoi në posedim që nga fillimi, e epërsia dhe goli i vetëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 20’, kur kombinimi Edon Zhegrova & Florent Muslija ishte fatal për vendasit. Në stilin e tij, Zhegrova e çoi topin me të majtën në portë për 0-1 të Kosovës.

Në minutën e 35’ lituanezët patën një gol të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje, rasti i tyre më i mirë në pjesën e parë, ndonëse patën ngritje të lojës në minutat e fundit të kësaj pjese.

Përveç golit të shënuar, Kosova në pjesën e parë nuk krijoi shumë raste konkrete për shënim, përkundër dominimit në qarkullim të topit.

LIGA E KOMBEVE - TABELAT E GRUPEVE

Në pjesën e dytë, ngjashëm si në fundin e pjesës së parë, lituanezët e kërkonin golin prej krahut të djathtë, me Donat Rrudhanin që sot nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Kjo ndikoi që ai të zëvendësohej nga Florent Hadërgjonaj në minutën e 59’.

Gjithsesi, golin e para në këtë pjesë e gjeti Kosova. Epërsia u dyfishua nga Ermal Krasniqi, që u inkuadrua nga banka rezervë. Krasniqi me të djathtën shënoi për 0-2 (65’).

Vendasit rezultatin e ngushtuan në minutën e 84’, kur një pasiguri të portierit Saipi e shfrytëzoi maksimalisht Golubickas, i cili shënoi për 1-2. Për fatin e mirë të Kosovës, Lituania nuk pati fuqi për më tepër dhe kështu ndeshja u mbyll me fitore të Kosovës.

Mungesë e theksuar për shkak të lëndimit sot te Kosova ishte ajo e Vedat Muriqit, ndërkohë debutoi me fanellën e “Dardanëve” portieri Amir Saipi. Ndërkohë pas kartonit që e mori sot, Kosovës ndaj Qipros do t’i mungojë Elvis Rexhebeçaj.

Kështu, Kosova tashmë ka 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para në Grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në Prishtinë ndaj Qipros më 15 tetor, e më pas dy ndeshjet e fundit të grupit i luan në nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve