Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA PUBLIKON DËNIMET

FFK është dënuar me 61 mijë euro nga UEFA

TOPSPORTI/ Foto: A. Paçarizi

FFK është dënuar me 61 mijë euro nga UEFA


13 October, 2024 @13:11

Përballja e 6 shtatorit ku Kosova ishte nikoqire në humbje ndaj Rumanisë dhe incidentet që kanë ndodhur brenda e jashtë terrenit të lojës, nuk kanë kaluar pa u dënuar nga UEFA-ja.

Kosova u fut në procedurë disiplinore dhe pas kësaj, edhe pse gati një muaj më vonë, UEFA-ja ka publikuar dënimet në të holla dhe vërejtjet për FFK-në.

Kështu, FFK është dënuar me 10 mijë euro për hyrje të personave nga tribunat në fushë të lojës. Dënimi i dytë ka ardhur për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga tribunat, për të cilën FFK është dënuar me 22 mijë euro.

TABELA, ORARI & REZULTATET

Këtu nuk përfundojnë dënimet e Komisionit Disiplinor dhe të Etikës së UEFA-së. Ato vazhdojnë me 6 mijë euro për shkak të ndezjes së fishekzjarreve, pastaj 15 mijë euro për shkak të fishkëllimave gjatë intonimit të himnit të mysafirëve, ndërsa 8 mijë euro tjera janë dhënë për shkak të bllokimit të kalimeve publike në stadium, kjo për shkak se në disa pjesë të stadiumit brenda kanë qenë shumë më shumë njerëz sesa ulëse!

Gjithashtu, FFK ka marrë vërejtje për thyerjen e rregullave për aktivitete të mediave, ka bërë të ditur UEFA-ja. Këtu, edhe pse qartazi nuk bëhet e ditur, mund të jetë arsyeja se FFK nuk nxorri selektorin Franco Foda në konferencë për shtyp para gazetarëve pas humbjes 0-3 nga Rumania!

Përndryshe pas startit me humbje ndaj Rumanisë, Kosova ka shënuar fitore në Qipro gjatë shtatorit, ndërsa ditë më parë mposhti edhe Lituaninë jashtë, për të arritur në koutën e gjashtë pikëve në grup.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda tash kthehet në Prishtinë, për tu ndeshur ndaj Qipros të martën mbrëma, ku gjithashtu do të kërkohet fitorja.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve