Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT

Pos atyre VIP, të gjitha biletat tjera janë shitur për ndeshjen Kosova-Qipro

Fotot: FFK

Pos atyre VIP, të gjitha biletat tjera janë shitur për ndeshjen Kosova-Qipro


14 October, 2024 @16:19

Kosova pret Qipron në ndeshjen e katërt të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, ndërsa në tre ndeshjet e kaluara ka arritur të shënojë dy fitore dhe një humbje. “Dardanët” po kërkojnë fitore me patjetër edhe ndaj qipriotëve, për të ndjekur Rumaninë kryesuese.

Milot Rashica

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosova - Qipro, që luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20:45.

Në faqen zyrtare të FFK-së, te vegëza ku shiten biletat aktualisht ka bileta të lira vetëm për sektorin VIP, ndërsa sektoret tjera: Lindja, Perëndimi dhe ato prapa golave - janë shitur në tërësi.

Përndryshe, Kosova ka mposhtur Qipron në duelin e parë të tyre të zhvilluar gjatë shtatorit në Larnaca të ishullit-shtet në fjalë, me rezultat të thellë 0-4! Aktualisht, Kosova është e dyta në grup.

TABELA, REZULTATET & ORARI


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve