Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

11-SHJA POTENCIALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros

Fotot: FFK

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros


15 October, 2024 @14:59

Kosova ka shënuar dy fitore në tre ndeshjet e para të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve dhe është duke e ndjekur Rumaninë kryesuese. Edhe pse i mbetet të shpresojë më shumë në gabime të Rumanisë para ndeshjeve të nëntorit, Kosova është e përgatitur plotësisht sonte për ndeshje ndaj Qipros.

Qiproja u mposhtë ditë më parë nga Rumania 0-3, ndërsa fitoren e vetme në grup e ka ndaj Lituanisë si mysafire. Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire gjatë shtatorit 0-4.

Franco Foda ka thënë se ekipi është i përgatitur, ndërsa lojtarët pritet të japin maksimumin pa nënvlerësuar qipriotët. Duke pasur parasysh edhe lëndimin e Valon Berishës si dhe suspendimin për shkak të kartonëve të verdhë të Elvis Rexhbeçajt, atëherë Foda do të duhet të bëj disa ndërrime në 11-shen e sontme për duel ndaj qipriotëve që nis prej orës 20:45.

TABELA, REZULTATET & ORARI

Duke pasur parasysh të gjitha këto, TopSporti.com parashikon që selektori Foda të dalë me këtë 11-she në ndeshje ndaj Qipros.

KOSOVA XI: (4-2-3-1) — Arijanet Muric; Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Donat Rrudhani; Lindon Emërllahu, Muharrem Jashari; Florent Muslija; Edon Zhegrova, Milot Rashica; Albion Rrahmani. Përzgjedhës: Franco Foda.

Dueli luhet prej orës 20:45, ndërsa FFK ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosova - Qipro, që do të thotë se 12 mijë e 500 “Dardanë” do të brohorasin për Kosovën në “Fadil Vokrrin” e plotë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve