Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA PËRFORCOHET EDHE MË

Thomas Bell III - përforcim i ri te Bora

Thomas Bell III - përforcim i ri te Bora


16 October, 2024 @11:30

Ekipi prishtinas që shënoi fitoren e parë dhe historike në Superligë në xhiron e kaluar duke e mposhtur Vëllaznimin, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Thomas Bell III.

Bell vjen prej ekipit çek Nymburk, ndërsa aty në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 20.5 minutash për ndedshje, me 8.1 pikë, 2 asistime dhe 5.2 kërcime për ndeshje.

Ai është paraqitur edh enë FIBA Europe Cup me Nymburkun në stinorin e kaluar, ku ka pasur minuta më shumë mesatarisht në 14 ndeshje sa kanë luajtur aty, për të arritur në 9.9 pikë, 1.9 asistime dhe 5.3 kërcime - si mesatare.

Përndryshe Bell është i lindur më 7 nëntor të vitit 1998 dhe është i gjatë 197 centimetra. Ai luan në pozitat 3/4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga