Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS V

Damiree Burns (Prishtina) — Ylli i javës (5)

Damiree Burns (Prishtina) — Ylli i javës (5)


14 October, 2024 @16:13

Basketbollisti i Prishtinës, Damiree Burns, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. FBK ka publikuar MVP-në e xhiros së pestë, ndërsa Burns me performancën e tij të treguar ndaj Pejës ishte më se i merituari pos të gjithash, edhe statistikisht në këtë ndeshje.

“Damiree Burns është ylli i kësaj jave në ProCredit Superligë.
Basketbollisti amerikan është njëri nga më të mirët e Sigal Prishtinës në këtë edicion dhe njëri nga më të merituarit për formën e mirë të bardhekaltërve.
Ai ndaj Pejës shkëlqeu me 23 pikë e 22 kërcime, duke pasur indeksin 42, më të lartin e kësaj xhiro dhe njërin nga më të lartit në këtë edicion. Burns shpallet MVP i javës së pestë.”
ka shkruar FBK-ja në njoftim. 

Burns në këtë ndeshje luajti 33 minuta, ndërsa dha 23 pikë, bëri 1 asistim, 22 kërcime, prej të cilave 5 ofanzive, 3 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada ndërsa u faulua 5 herë nga kundërshtari për të arritur totalin e indeksit të efiçencës statistikore në ndeshje, 42 - që është shifra më e madhe e arritur nga një lojtar këtë edicion në Superligë!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga