Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI I PANDALSHËM

Seria e fitoreve vazhdon, Bashkimi mposhti edhe Yllin

Foto: KBBashkimi/ fb

Seria e fitoreve vazhdon, Bashkimi mposhti edhe Yllin


13 October, 2024 @20:29

Bashkimi ka vazhduar me serinë e fitoreve që ka nisur nga fillimi i stinorit të ri të Superligës, duke shëuar edhe të pestën me radhë dhe duke e zgjeruar rekordin e klubit për fillim të stinorit.

Ekipi prizrenas ka qenë më i mirë se ai i Yllit sonte, duke e mposhtur në “13 qershori” të Suharekës, me 11 pikë dallim, për rezultatin përfundimtar, 66-77 në të mirë të mysafirëve.

Bashkimi ka zgjeruar epërsinë përgjatë tre çerekëve të parë të ndeshjes, për të hyrë i relaksuar në atë të fundit, ku përkundër mundit të Yllit vendasit e drejtuar nga Casey Owens nuk kanë arritur më shumë.

TABELA, REZULTATET & ORARI

Mack Smith me 22 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në fitore, ndërsa ka bërë edhe 4 asistime, 3 kërcime dhe 4 topa të rrëmbyer në ndeshje. Me 16 pikë është dalluar Maliek White, ndërsa 12 të tjera i ka dhënë Valon Bunjaku që ka shtuar edhe 2 asistime, 5 kërcime dhe 3 topa të rrëmbyer në llogari.

Yllit nuk i mjaftuan 24 pikët e Terrell Brownit, që regjistroi edhe 5 topa të humbur, ndërsa bëri edhe 4 asistime. Atij nuk ia deshti për tre pikë sonte, ndërsa shutoi 1/6. Arian Çallakaj luajti me 15 pikë, por edhe ai për tre pikë shutoi 1/4.

Fitorja bën Bashkimin me bilanc më të mirë në histori të klubit në fillim të stinorit, 5-0. Në anën tjetër pas 5 xhirosh, Ylli është në bilanc 2 fitore e 3 humbje.

Në xhiron që vjen, Bashkimi pret Prishtinën që është gjithashtu në formë të mirë dhe është ndjekësja e parë e prizrenasve. Ylli ndërkaq, udhëton në Gjakovë për tu ndeshur me Vëllaznimin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga