Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TE EKIPI PRISHTINAS!

Bora ndanë rrugët me Mosleyn

Foto: KBBora/ fb

Bora ndanë rrugët me Mosleyn


9 October, 2024 @12:06

Basketbollisti amerikan, Isiaih Mosley, prej tash e tutje nuk do të jetë më pjesë e KB Borës, ekipit që po debuton këtë stinor në Superligë. Njoftimin e ka dhënë vetë KB Bora sot, ndërsa ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë në ndeshjet e para të stinorit.

“Klubi ynë dëshiron të falënderojë lojtarin Isiaih Mosley për kontributin dhe përkushtimin e tij gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit tonë.
Pas një marrëveshjeje të dyanshme, kemi vendosur të ndajmë rrugët tona, duke i uruar Mosleyt suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.
Së shpejti do të kemi edhe disa ndryshime të tjera në ekip.”
- ka shkruar KB Bora në njoftim.

Mosley përndryshe, ka luajtur mesatarisht me 22.7 minuta për ndeshje te Bora e drejtuar nga Arben Krasniqi, ndërsa ka shënuar 7 pikë për ndeshje dhe 3 asistime e 5 kërcime.

Bora pas katër xhirove të para nuk ka shënuar ende fitoren historike, që po e kërkon me ngulm, në Superligë. Skuadra prishtinase në xhiron që vjen takohet me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga