Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARASHIKIMI NGA FIBA EUROPE CUP!

FIBA Europe Cup, Grupi H: Favoriti i grupit të Trepçës dhe parashikimi

Foto: KBTrepca/ fb

FIBA Europe Cup, Grupi H: Favoriti i grupit të Trepçës dhe parashikimi


9 October, 2024 @11:38

Në një artikull të botuar dje, FIBA Europe Cup ka shkruar për secilin grup dhe mundësitë e ekipeve përgjatë ndeshjeve të fazës grupore që ia filloi mbrëmë.

Në Grupin H, ku Trepça nis sot garat në përballje ndaj Dijonit francez, favorit është paraparë të jetë ekipi gjerman MHP Reisen Ludwigsburg.

Dijoni, kundërshtari i sotëm i Trepçës është debutues në FIBA Europe Cup, por artikulli ka bërë të ditur se ata mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e vendit të parë në grup, duke e llogaritur si ndeshje kryesore të grupit Ludwigsburg - Dijon.

Trepça nuk është futur te favoritët, por te ekipi që nuk parashihet të kalojë fazën grupore - dhe e tëra që mund të bëj është befasia e madhe. Ekipi britanik Caledonia Gladiators, që “për pak” nuk kaloi fazën grupore në stinorin e kaluar mund të provojë sërish befasinë!

ORARI I PLOTË I NDESHJEVE TË TREPÇËS

Sipas FIBA Europe CupGrupin H të saj që nis sot parashikimet janë:

Favoriti: MHP Reisen Ludwigsburg
Dueli kyq: MHP Reisen Ludwigsburg - Dijon
Underdog: Trepça
Lojtari “Yll”: Markis McDuffie (Dijon).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga