Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA - VËLLAZNIMI

Bindshëm ndaj Vëllaznimit, Bora arrin fitoren historike

Foto: KB Bora / FB

Bindshëm ndaj Vëllaznimit, Bora arrin fitoren historike


12 October, 2024 @20:50

Fitorja e parë në historinë e klubit të Borës në elitën e basketbollit kosovar ka ardhur sonte në takimin e luajtur ndaj Vëllaznimit.

Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora mposhti Vëllaznimin me rezultat të thellë 86-61.

Ndeshja filloi shumë keq për gjakovarët, të cilët e humbën çerekun e parë 27-7, çerek që doli të ishte fatal për Vëllaznimin në rrjedhën e ndeshjes.

Gjakovarët u përmirësuan paksa në çerekun e dytë (17-22), për të shkuar kështu në pushim mes pjesëve pranë rezultatit 44-29 në të mirë të Borës.

TABELA AKTUALE

Ndonëse pati shumë lojtarë me shumë gabime personale, Bora nuk lejoi përmbysjen e gjakovarëve dhe e mbylli ndeshjen me fitore.

Çereku i tretë përfundoi 17-14 për Borën, e më pas ai i fundit 25-18, për përfundimtaren 86-61.

Jalen Graham me 18 pikë ishte koshashënuesi më i miri te Bora sonte, ndërsa u dallua edhe Alex Lomax me 15 pikë e 16 kërcime.

Te Vëllaznimi Michael Nuga me 16 pikë ishte më i dalluari sa i përket pikëve të shënuara.

Xhiron që vjen, Bora i shkon Prizrenit, kurse Vëllaznimi e pret Yllin në “Shani Nushi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga