Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME NDIHMËS TRAJNERIN SPANJOLL

Peja i kthehet fitores, duke mposhtur Prizrenin

Foto: KBPeja/fb

Peja i kthehet fitores, duke mposhtur Prizrenin


9 October, 2024 @20:57

Pas disfatës nga Ylli në fundjavë, Peja i është kthyer fitores duke e mposhtur Prizrenin në përballjen e zhvilluar sonte në “Karagaç” që ishte e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës.

Ndeshja është dashur të luhej në fundjavën e parafundit të shtatorit, por për shkak të angazhimeve të Pejës në kuadër të FIBA Europe Cup, ishte shtyer.

E në përballjen e sontme, Peja nën drejtimin e ndihmës trajnerit Diego Velasco, ka arritur t’i kthehet fitores, dy ditë pas largimit të trajnerit të tyre të deritashëm, Rami Hadar.

TABELA AKTUALE

Peja fitoi ndeshjen me 19 pikë dallim, ndërsa dallimi kryesor u bë në çerekët çift të lojës, për fitoren 96-77.

Darnell Cowart me 24 pikë e 12 kërcime ishte më i dalluari në fitore, ndërsa me nga 14 pikë u dalluan Shahada Wells dhe Jacques Yow. Wells shtoi edhe 8 asistime e 5 kërcime në llogari të tij.

Te ekipi kundërshtar i drejtuar nga Arbnor Rifati më efikasi ka qenë Lenzelle Smith që shënoi 22 pikë krahas 8 kërcimeve, ndërsa me 16 u dallua Jordan Johnson e 14 të tjera i shënoi Wayne Arnold.

Derisa Peja të emërojë tranjerin e ri, aktualisht ka bilanc 2-2 në Superligë, kurse Prizreni tashmë thellon bilancin negativ në 1-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga