Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI FITON NË PRIZREN

Trepça i kthehet fitores, duke fituar në Prizren

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça i kthehet fitores, duke fituar në Prizren


13 October, 2024 @21:00

Kampionja aktuale e Kosovës KB Trepça, pas disfatës së regjistruar në xhiron e kaluar, i është kthyer fitores sonte, në duelin e fundit të xhiros së pestë të Superligë, duke shënuar fitore ndaj KB Prizrenit në “Sezai Surroi”.

Pjesa e parë e shkëlqyeshme e Trepçës nuk i ka lënë mundësi fare ekipit të Arbnor Rifatit për të bërë më shumë në pjesë të dytë, edhe pse vendasit u munduan të shkrijnë epërsinë. Pas dy periudhave të para të ndeshjes, rezultati ka qenë 28-52 në të mirë të mitrovicasve të drejtuar nga Adis Beciragic, e fundi i ndeshjes tregoi 68-89 në të mirë të tyre.

TABELA, ORARI & REZULTATET

Nga 20 pikë për Trepçën në fitore dhanë Desmond Cambridge dhe Malik Johnson, ndërsa 12 të tjera i shënoi Dardan Kapiti. Johnson shtoi edhe 7 asistime e 5 kërcime në fitore të ekipit të tij për të treguar gjithanshmërinë e tij.

Te Prizreni Jordan Johnson dha 21 pikë, 8 asistime e 5 kërcime, kurse Wayne Arnold 19 pikë, 3 asistime e 3 kërcime. Kjo ka qenë humbja e katërt sezonale e ekipit bardhezi nga qyteti i vjetër, që i lë ata në pozitë të fundit të renditjes tabelare, pasi kanë bilanc 1-4!

Trepça në anën tjetër xhiron e pestë të Superligës e mbyllë në pozitë të tretë me bilanc pozitiv, 3-2, ndërsa dueli i radhës i tyre është ndaj Pejës në “Minatori”. Prizreni pret Borën në “Sezai Surroi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga