Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË MËRKURËN MBRËMA

Biletat në shitje, Trepça pret Ludwigsburgun

Biletat në shitje, Trepça pret Ludwigsburgun


15 October, 2024 @18:40

Trepça nesër nga ora 19:00 luan përballjen e dytë të fazës grupore të FIBA Europe Cup, ndaj ekipit gjerman Ludwigsburg. Mitrovicasit kanë parasysh fuqinë e ekipit gjerman dhe skuadrës që është vlerësuar si favorite e grupit dhe po përgatiten për paraqitje dinjitoze në “Minatori”.

ORARI I PLOTË I NDESHJEVE TË TREPÇËS

Trepça në këtë duel hynë pas humbjes nga Dijoni në xhiron e parë, ndërsa tash pret gjermanët që kanë fitore nga xhiroja e parë ndaj Caledonisë britanike. Klubi mitrovicas gjithashtu ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 11:00 dalin në shitje biletat e ndeshjes me çmim prej 3 euro për copë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga