Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN RRUGËT

Pas Hadarit, edhe një trajner ndërpren bashkëpunimin me ekipin në Superligë

Pas Hadarit, edhe një trajner ndërpren bashkëpunimin me ekipin në Superligë


15 October, 2024 @20:18

Humbja nga Bashkimi si duket ka qenë e papërballueshme për drejtuesit e Yllit të Suharekës. Pas disfatës së regjistruar në fundjavë, ku Bashkimi mposhti Yllin me 11 pikë dallim, klubi suharekas ka ndarë rrugët me trajnerin amerikan të ekipit, Casey Owens.

Owens, që debutoi në basketbollin kosovar u prezantua si ish-ndihmës trajner i LA Lakersit dhe kishte pritshmëri të mëdha nga ai, por për pesë xhirot e para gjërat nuk ndërruan shumë me ekipin në dorë që kishte Ylli dhe kështu “me marrëveshje” siç shkroi KB Ylli, erdhi te ndarja.

TABELA AKTUALE

“Klubi njofton se është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Casey Owens me marrëveshje të dyanshme. Falënderojmë Casey për punën dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së kaluar me ekipin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.” - ka shkruar KB Ylli në njoftim.

Kështu, pas Rami Hadarit të Pejës, Casey Owens bëhet trajneri i dytë që largohet nga detyra e nisur në fillim të stinorit 2024/25. Derisa Peja gjeti zgjidhje menjëherë duke sjellë në ekip Daniel Nelsonin, mbetet të shihet nëse Ylli do të rikthejë në ekip Petar Mijovicin, që i dërgoi në stinorin e kaluar në finale të playoffit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga