Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 5

Nga xhiroja e pestë, dënohet vetëm KB Prishtina

Foto: KBPrishtina/ fb

Nga xhiroja e pestë, dënohet vetëm KB Prishtina


17 October, 2024 @13:50

KG i FBK-së ka publikuar ditë më parë Informatorin përkatës për xhiron e pestë të Superligës, ndërsa nga dënimet e shqiptuara ndaj klubeve dhe akterëve në ndeshjet e xhiros që e lamë pas, është dënuar vetëm KB Prishtina.

Dënimi është dhënë për shkak të fyerjeve në kor të tifozërisë së vendasve ndaj mysafirëve, me ç‘rast është zbrazur edhe tribuna përkatëse. Kështu, KB Prishtina është dënuar me 700 euro në përputhje me nenin 51.6 të PG-së, ndërsa dënime për klube tjera nuk ka pasur.

Prishtina e fitoi atë ndeshje ndaj Pejës që u luajt në kuadër të xhiros së pestë të Superligës, për të përmirësuar bilancin dhe për të vazhduar formën e fitoreve, 4-1!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga