Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI FITON NË GJAKOVË

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë

Foto: FBK

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë


20 October, 2024 @19:37

Qendra pejane Lis Shoshi ka pasur paraqitjen më të mirë të këtij stinori, ndërsa ekipi i tij Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit si mysafir. Shoshi luajti me double-double duke shënuar 18 pikë e 12 kërcime në fitore, ndërsa shutoi 2/3 për tre pikë.

Pos tij, i zakonshmi Terrell Brown ka dhënë 17 pikë e 5 kërcime, ndërsa 11 të tjera ka shtuar Arian Çallakaj për t’i dhënë Yllit fitoren e tretë sezonale dhe për të neutralizuar bilancin në 3-3! Ylli në këtë ndeshje u drejtua nga ndihmës-trajneri Endrit Elshani, pasi që klubi ndau rrugët me amerikanin Casey Owens, ndërsa nuk ka emëruar trajner të ri akoma.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi në anën tjetër ka regjistruar edhe humbjen e radhës! Ekipi gjakovar i drejtuar nga Branimir Pavic nuk ka arritur t’i kundërpërgjigjet suharekasve në çerek të dytë të ndeshjes, kur ata bën dallimin kryesor në lojë, ndërsa në fund fituan 72-77.

Shizz Alston dha 21 pikë, ndërsa 16 të tjera shtoi Jason Jitoboh. Ky i fundit kreu lojën me double-double pasi që bëri edhe 11 kërcime në këtë duel.

Me këtë duel, Ylli kalon në pozitë të katërt të renditjes me bilanc 3-3, ndërsa Vëllaznimi është i gjashti me 2-4!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga