Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA FITON DERBIN NDAJ PEJËS

Trepça mposhti Pejën, e cila pësoi të tretën ndeshje me radhë!

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça mposhti Pejën, e cila pësoi të tretën ndeshje me radhë!


19 October, 2024 @19:04

Skuadra e Trepçës ka arritur që me një paraqitje fantastike në periudhën e tretë të ndeshjes të përmbys epërsinë e Pejës nga pjesa e parë për të krijuar dallim të mjaftueshëm sa që të arrijë në fitoren kampionale të radhës, 94-85.

Kjo është humbja e tretë me radhë e Pejës në Superligë, ndërsa e dyta me radhë për trajnerin e ri të ekipit Daniel Nelsson që ende s’ka shijuar fitoren me skuadrën e tij.

Malik Johnson me 24 pikë, 5 asistime e 3 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës në këtë fitore, ndërsa me 15 pikë u dallua Larry Thomas që shtoi edhe 2 asistime e 2 kërcime në llogari të tij.

TABELA AKTUALE

Në total gjashtë lojtarë të ekipit mitrovicas shënuan pikë dyshifrore, duke treguar lojë të mirë ekipore, që u dallua veçanërisht në çerek të tretë, kur mbrojtja e fortë dhe agresive e ekipit bëri 32-18 në këtë periudhë - që u tregua vendimtare për fitore! Për tu theksuar, Peja në pjesë të parë ka pasur epërsi prej 16 pikëve.

Mouhamed Baro mbylli duelin me double-double, duke shënuar 14 pikë e 11 kërcime, ndërsa shtoi edhe 4 asistime në fitore. Derisa nga vendasit, Mikaile Tmusic e Dardan Kapiti dhanë nga 10 pikë.

Darnell Cowart me 20 pikë, 4 asistime e 7 kërcime ishte më i dalluari te Peja. Shahada Wells shënoi 14 pikë e 6 asistime, kurse lojtari tjetër i vetëm që dha pikë dyshifrore ka qenë Tristan Ikpe me 12 pikë!

Trepça tash ka bilanc 4-2 pas gjashtë xhirove të para të stinorit, ndërsa Peja të kundërtën, duke thelluar bilancin negativ në 2-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga