Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PUBLIKOHET DËNIMI

Pas FFK-së, UEFA gjobit edhe FSHF-në

Foto: FSHF

Pas FFK-së, UEFA gjobit edhe FSHF-në


16 October, 2024 @9:19

Ka dalë edhe vendimi i radhës i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës i UEFA-së, ndërsa ditë më parë pasi që u bë publik dënimi ndaj FFK-së, tash është zyrtarizuar edhe gjoba që do të duhet ta paguajë FSHF-ja.

Shtëpia e futbollit të Shqipërisë është dënuar në total me 41 mijë e 250 euro nga UEFA-ja për shkak të shkeljeve të rregullave përgjatë ndeshjeve të shtatorit, ku Shqipëria ishte mysafire e Ukrainës dhe priti Gjeorgjinë në Tiranë.

Mëposhtë, dënimet e shqiptuara nga UEFA-ja, të transmetuara nga FSHF-ja.

“Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.


Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.
Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.”

Këto dënime kanë ardhur nga parregullësitë në stadium përgjatë ndeshjeve të shtatorit të Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve