ANALIZA E KUKES
Kuka kërkon shumë më shumë nga xhudistët që fituan
4 October, 2020 @9:58
Përkundër se xhudsistet/ët e Kosovës dje në Dubrovnik të Kroacisë u stolisën me dy medalje të argjendta dhe dy të arta, trajneri Driton Kuka, nuk është se e ka vlerësuar fortë këtë arritje.
Ai ka kërkuar shumë më shumë nga xhudistet/ët duke shkruar një status në Facebook, si analizë post-turneut të Dubrovnikut.
“Dje në Dubrovnik u mbajt gara e parë zyrtare pas fillimit të pandemisë! Kosova fitoj 4 medalje,dy të arta e dy të argjendta. Forma e sportistëve gjithmonë pamjet ma reale i jep në gara për trenerin.
Paraqitja e djeshme e garuesve realisht nga këndi im jep shumë për të dëshiruar! Laura,Flaka e Erza si potencial për medalje serioze për të rritura patën mangësi sidomos sulmet për hudhje!
Performansa e tyre fizike ishte e mirë por teknikisht sishin as për së afërmi nga ajo që duhet të jenë! Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca s’ishte aq e fortë siç është në gara të niveleve ku fitohen pikët Olimpike, as për së afërmi bile. Nakamura i cili normalisht duhet të garoj në 66 kg, mori medaljen e artë dhe tregoj që ka mundësi e potencial por i duhet shumë punë e madhe, përgatitja fizike ishte jo e duhura!
E diela zakonisht më shërben për analiza dhe nga kjo pjesë ndava me ju vlerësimin tim për garën e mbajtur dje në Dubrovnik!”