BOTNORI 2017
Lista e Kosovës për ndeshjet kualifikuese
20 October, 2015 @19:23
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Taib Kabashi, ka publikuar sot listën e 26 hendbollistëve kosovarë të ftuar për përballjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror 2017.
Kosova do të pret në Prishtinë më 28 tetor Lituaninë, ndërsa më 4 nëntor do të udhëtojë drejt Sllovakisë për përballjen ndaj këtij vendi.
Të ftuar janë: Arbër Curri (P), Beni Syla (BD), Kastriot Jupa (PV), Kreshnik Krasniqi (BQ), Florim Hoxha (KD), Ylber Mjeku (BD), Lindrit Fetahu (KM), Enis Kabashi (BM), Valon Dedaj (BQ), Flamur Gërbeshi (P), Sharr Ramadani (PV), Deniz Terziqi (BM), Edon Gashi (P), Jeton Bislimi (PV), Oltion Beshiri (KM), Egzon Gjuka (BQ), Petrit Prekazi (PV), Roland Nreca (BQ), Drilon Tahirukaj (KM) dhe Haris Berisha (P).
Përzgjedhësin Taib Kabashi, në bankë e shoqërojnë trajnerët Nexhdet Dobroshi dhe Jeton Havolli si dhe fizioterapeuti Bedri Paci.
MEMO:
Sqarim i pozitave: P - portier; BD - bek i djathtë; BM - bek i majtë; BQ - bek qendror; KD - krah i djathtë; KM - krah i majtë; PV - pivot; |