MAJLINDA KELMENDI
E artë edhe në Paris
17 October, 2015 @18:37
Majlinda Kelmendi nuk po ndalet së fituari medalje të arta.
Pas medaljes së fundit të artë që e kishte fituar në Lisbonë duke e mposhtur në finale Distria Krasniqin, kësaj radhe Majlinda u stolis me të artë në Turneun e Parisit.
Kelmendi në finale u përballë me zviceranen Eveline Tschopp, të cilën e mposhti me Ippon.
Majlinda edhe në vitin e kaluar ishte shpallur kampione në Turneun e Parisit.