Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN FITORJA

Llapi shënon fitoren e parë të stinorit

Llapi shënon fitoren e parë të stinorit


5 November, 2017 @21:56

Skuadra e Llapit ka shënuar fitoren e parë të stinorit sot në Superligë të hendbollit, duke e mposhtur ekipin e Samadrexhës, pas paraqitjes më të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes.

Derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat 13-13, në pjesën e dytë me anë të golave të Abazit, Llapi krijoi distancë në rezultat dhe shënoi fitoren e parë të stinorit, 32-27.

Sidoqoftë, edhe pas fitores për shkak të goldallimit, Llapi mbetet i fundit në klasifikim me 2 pikë, derisa Samadrexha e parafundit me 2 pikë (të fituara nga 2 barazime) është e parafundit.



info:

Llapi: G. Mani, A. Sejdiu, J. Mani 2, A. Haxhiu, M. Maloku, F. Beshiri 2, A. Idrizi 3, E. Havolli, B. Abazi 8, A. Hoxha 6, R. Hasani 6, R. Visoka 5.
Samadrexha: D. Maloku, R. Bunjaku, L. Sadiku 3, B. Maloku 2, M. Jashari 9, F. Maloku, A. Maloku 9, D. Basholli 3, Da. Basholli, K. Maloku 1.

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga