PARIS MASTERS 2017
Numri një i botës, u tërhoq nga Paris Masters
4 November, 2017 @10:25
Tenisti 31 vjeçar, Rafael Nadal, është tërhequr nga Paris Masters, për shkak të një lëndimi në gjurin e tij, kanë bërë të ditur dje mediat e huaja.
Nadal, i cili ka të garantuar vendin e parë në fund të vitit në renditjen botërore të ATP-së për të katërtën herë gjatë karrierës së tij, ka thënë se nuk është në gjendje të luajë për shkak të lëndimit që e ka.
Nadal ka arritur deri në çerekfinale të turneut, ndërsa atë pa luftë e fitoi serbi Filip Krajinovic që do të ndeshet në gjysmëfinale të turneut të çmueshëm parisien me John Isnerin e SHBA-së.
Gjysmëfinalja tjetër e Paris Masters 2017 zhvillohet mes Julien Benneteaut francez dhe Jack Sock nga SHBA.