LOJËRAT OLIMPIKE

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova
24 July, 2024 @14:14
Dy ditë në prag të fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit, Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar orarin zyrtar të raundeve paraprake të xhudistëve nga Kosova në këtë garë. Borozani.com
Lojërat Olimpike Paris 2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 e ekipi kosovar i xhudos do të ndeshet në datat 28 korrik deri 1 gusht 2024. Kosova në xhudo do të garojë me xhudistët Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Orari i raundeve paraprake të xhudistëve të Kosovës është paraqitur në foton e mëposhtme: