Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: ISTOGU - NEW BASKET

New Basket 1 fitore larg gjysmëfinales

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

New Basket 1 fitore larg gjysmëfinales


18 March, 2025 @21:01

Ndeshja e parë e Play Offit në Ligën e Parë është zhvilluar në mes të Istogut dhe New Basketit.

Skuadra prizrenase e mposhti kundërshtarin me rezultat 86-104.

10 minutëshi i parë përfundoi në favor të Istogut me rezultat 34-32, derisa New Basketi u këndell në çerekun e dytë, duke pësuar 9 pikë dhe shënuar 24, e më pas e kontrolluan ndeshjen deri në fund për ta regjistruar fitoren e parë në seri.

Jordan Roinson shkëlqeu me 25 pikë e 14 asistime te skuadra prizrenase, derisa u ndihmua edhe nga Etnik Peci me 25 pikë dhe Hajriz Hazeri me 24 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Istogu u veçuan Brandon Adelman me 20 pikë e 8 kërcime, Labinot Kelmendi me 18 pikë dhe Albin Berisha me 17 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet në Prizren. New Basketit i nevojitet edhe 1 fitore për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të jetë kundërshtar Grapelandi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë