Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - VUSHTRRIA

Istogu fiton pas 4 humbjeve, Vushtrria shpreson në mrekulli

FOTO / TOPSPORTI / A.P

Istogu fiton pas 4 humbjeve, Vushtrria shpreson në mrekulli


7 March, 2025 @22:35

Skuadra e Istogut, pas 4 humbjeve rresht e mposhti Vushtrrinë me rezultat 116-70.

Brandon Adelman shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 25 pikëve, 13 kërcimeve e 10 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Albin Berisha me 26 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe nga Orges Shatri me 23 pikë e 12 kërcime.

Te Vushtrria u dalluan Shpat Syla me 15 pikë dhe Yll Nuradini me 14 pikë.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e fundit, Vushtrria kërkon fitoren ndaj Grapelandit dhe humbjen e Kerasanit kundër Istogut, për të shpresuar në Play Out.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë