Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

EUROLEAGUE

Pensionohet Siskauskas

Pensionohet Siskauskas


22 May, 2012 @3:12

Basketbollisti lituanez, Ramunas Siskauskas, 34 vjeçar, kishte një karrierë tepër të bujshme. Në vitin 2003, me kombëtaren e Lituanisë, u bë kampion në Europë.

Ai në vitin 2000 në Olimpiadën e Sydneyit dhe 2007 në Kampionatin Europian, fitoi medalje të bronztë me përfaqësuesen.

Ylli Lituanez, në karrierën e tij, u bë kampion edhe nëpër liga të Lituanisë, Italisë dhe të Greqisë nga një herë, ndërsa me skuadrën, CSKA Moska, këtë kënaqësi e arriti pesë herë.

Lituanezi, gjithashtu në vitin 2007 me Panathinaikosin dhe 2008 me CSKA Moskën arriti të bëhet kampion në Euroleague. Siskauskas, me gjithë këto trofe e suksese ka hyrë në librin e artë të basketbollit europian dhe botëror. Ai për vendimin e tij njoftoi dje në një konferencë për shtyp.

 


 
Të gjitha lajmet nga