Të gjitha lajmet

FINAL FOUR

Prishtina mposht Trepçën, arrin finalen

Prishtina mposht Trepçën, arrin finalen

Teksti: FHK

4 May, 2019 @16:06

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Sot në ndeshjen e parë të FINAL4 të Kupës, Prishtina e mposhti pa ndonjë vështirësi skuadrën e Trepçës. 34:20 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 11 golash (19:8). Te Prishtina më efikasi ishte A. Bajqinovci me 9 gola.

Te Trepça 6 gola i shënoi A. Shabani. Prishtina të dielen në finale takohet me fituesin e ndeshjes Kastrioti - Besa Famgas.



i:

Trepça - Prishtina 20:34 (8:19)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Tahiri, Voca, Fejzullahu, Maxhera 2, Mujka 2, Y. Beqiri 1, E. Beqiri, Shala 3, Shabani 6, Zhuri 1, Abazxhiku 3, Nimani 2

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Kuleta, Krasniqi 4, Basholli 1, Abazi 4, Bajqinovci 9, Fetahu 3, Visoka 1, Hoxha 1, Batatina, Shahini, Beshiri 6, Gjuka 3, Kastrati 2, Ademi

IHF INTERCONTINENTAL TROPHY 2019

Kosova siguron Botërorin

Foto: FHK

14 April, 2019 @19:41

Përfaqësuesja e Kosovës U21 me fitore në finale të IHF Trophy Intercontinental ndaj Taipeit Kinez (Tajvanit) 30-26, para pak çastesh…

IHF INTERCONTINENTAL TROPHY 2019

Finalja sot, Kosova kërkon Botërorin historik

Foto: FHK

14 April, 2019 @11:38

Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën…

KOSOVA U21 - PARAGUAJI U21 / IHF TROPHY INTERCONTINENTAL

Kosova në finale, një fitore larg Botërorit

Foto: FHK

13 April, 2019 @20:57

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll ka arritur të shënojë fitore edhe në duelin gjysmëfinal të IHF Trophy Intercontinental sonte,…

KUALIFIKIME PËR EVROPIAN

Triumf i madh i Kosovës ndaj Izraelit

Foto: FHK

10 April, 2019 @22:07

Përfaqësuesja e Kosovës në hendoll ka arritur të shënojë një fitore tepër të rëndësishme në rrugën drejt kualifikimit për Kampionat…

KUPA E KOSOVËS

Çiftet gjysmëfinale në Kupë të Kosovës

10 April, 2019 @12:43

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Me short është vendosur që…

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga