NË KËRKIM
Prishtina ndan rrugët me trajnerin
7 February, 2016 @16:37
Trajneri i deritashëm i Prishtinës, Taib Kabashi, është ndarë me klubin me marrëveshje, ka bërë të ditur vetë ekipi bardhekaltër përmes një njoftimi në Facebook.
Klubi ka falenderuar trajnerin për kontributin 7 vjeçar aty dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen, derisa në ndërkohë ekipi ka premtuar ndryshime pozitive për të synuar më shumë në kampionat.