PËRSËRI E ARTË
Majlinda e pakalueshme në Paris
6 February, 2016 @18:01
Xhudistja më e mirë e vendit dhe dy herë kampionja botërore, Majlinda Kelmendi, ka mposhtur në finale rumunen Andreea Chitu për të marrë medaljen e radhës të artë dhe për të mbretëruar përsëri në Paris, pas ndeshjeve të sotme në Grand Slamin e Parisit 2016.
Majlinda raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti kanadezen Ecaterina Guica. Më pas pa telashe eliminoi edhe polaken Agata Perenc - për të fituar Grupin C, prej ku kaloi në gjysmëfinale të garës.
Në gjysmëfinale Majlinda me aftësitë e saja luftarake u tregua më e mirë se francezja Annabelle Euranie për të arritur finalen, ku u stolis me të artën pasi që mposhti rumunen Chitu.
Përndryshe, kjo është hera e tretë që Majlinda po e fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, ku sot kanë qenë prezent rreth 20 mijë shikues në sallë.
Video
Kelmendi KOS - Chitu RUM