Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETIKA NË KOSOVË

Shtegu i posashtruar, në renovim!

Foto: Nga terreni më i thjeshtë atletik, por i rregulluar si duhet në Zimbabve të Afrikës

Shtegu i posashtruar, në renovim!


6 February, 2016 @9:27

Stadiumi i vetëm në Kosovë që ka shteg të atletikës është “Adem Jashari” në Mitrovicë. Mbi një vjet aty ka nisur renovimi i shtegut, ndërsa Federata e Atletikës së Kosovës (FAK) mezi ka pritur që t’i bëhet terreni i vetëm ku do të mund të organizonte garat. 

Por së fundi, siç raporton Koha Ditore, Komisioni për pranim teknik të terrenit nuk e ka pranuar punën e bërë me financim të Ministrisë së Sportit. 

“Ne u kemi dhënë vërejtjet. Vijëzimi në disa vende nuk është në rregull, është bërë ndërprerja e shtrimit të tartanit në disa vende, ka mos-përputhshmëri të nivelit,” ka treguar Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së për gazetën në fjalë. 

FAK nuk ka organizuar gara për një vit duke pritur renovimin e shtegut të vetëm që e kanë në dispozicion. Sekretari i Përgjithshëm i FAK-ut, Abdurrahman Shkodra, vetëm shpreson që të kryhen punët sa më shpejt. 

“Shpresojmë që të rregullohet sa më shpejt pasi MKRS e ka krejt punën në mbikqyrje dhe shpresoj që të mos paguajmë nga 50 euro për çdo garë në këtë stadium,” ka thënë Shkodra për Kohën Ditore

Departamenti i Sportit ka investuar rreth 400 mijë euro për këtë punë, që nuk po kryhet ende, derisa atletët mbesin në pritje, ose shuajnë tërësisht edhe atë zjarr të vogël që e kanë për sportet e shumta në këtë terren. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera