Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Djokovic vs. Murray - Statistika

Foto: Google Images

Djokovic vs. Murray - Statistika


30 January, 2016 @12:16

​Nesër me fillim nga ora 09:30 në Melbourne të Australisë zhvillohet finalja e madhe mes Novak Djokovic dhe Andy Murray. Dy tenistët më të mirë të viteve të fundit, të cilët edhe momentalisht prijnë në ranglistën botërore të pikëve, me Nolen që është i pari në botë dhe me britanikun Murray që mban vendin e dytë. Kjo na bën të kuptojmë që nesër duhet të presim një ndeshje interesante dhe me intensitet të lartë.

Të shohim pak përballjet ndërmjet tyre në të kaluarën dhe disa kuriozitete për dy finalistët:

- Në 30 ndeshje të zhvilluara ndërmjet tyre, 21 janë fituar nga Djokovic, vetëm 9 nga Murray.

- Në ndeshjet e zhvilluar në “hard surface” (siç është edhe fusha në Australian Open), Djokovic ka 18 fitore kurse Murray 7.

- Në përballjet e luajtura në “clay surface” (fushë me dhe) rezultati është 3-0 për serbin.

- Ndërsa Murray ka rekord më të mirë në ndeshjet e zhvilluara në fushë me bari (turneu Wimbledon). Aty rezultati është 2-0 në të mirë të britanikut.

- Djokovic ka fituar 10 Grand Slame, Murray vetëm 2.

- Novak Djokovic për momentin ka 18 ndeshje rresht pa humbje

- Të dy finalistët janë djathtakë

- Dallimi mes ditëlindjeve të tyre është vetëm 7 ditë. Murray është 7 ditë më i vjetër se Nole.

- Përballja e fundit mes tyre ishte në vitin 2015Paris Masters dhe u fitua nga Novak Djokovic

Statistikat dhe faktet anojnë nga Djokovic mirëpo finalja mbetet finale dhe shpesh statistikat neglizhohen.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis