ANDY MURRAY SIGURON FINALEN
I stërlodhur në finale
29 January, 2016 @13:52
Andy Murray, numri dy i botës së tenisit aktualisht, ka siguruar finalen e Grand Slamit të parë të vitit pas një dueli maratonik ndaj kanadezit Milos Raonic.
Murray ka qenë në disavantazh dy herë në sete, 0-1 dhe 1-2, ndërsa ka arritur të kthehet me fitore duke e mposhtur në dy setet e fundit Raonicin e disponuar 6-4 dhe 6-2.
Kjo do të jetë finalja e pestë e britanikut në Australian Open, ku katër të parat i ka humbur.
Murray është mposhtur në finalen e vitit 2010 nga Roger Federer, ndërsa në finalet e viteve 2011, 2013 dhe 2015 nga Novak Djokovic.
Të dielën ai do të takohet përsëri me Novak Djokovicin, duke shpresuar në trofeun e parë të Australian Open.