AUSTRALIAN OPEN 2016 - TO THE FINAL
Shuan ëndrrat e Federerit
28 January, 2016 @12:09
Roger Federer nuk i ka bërë ballë sot Novak Djokovict në gjysmëfinale të Australian Open.
Numri një i botës nisi shpejt dhe furishëm ndeshjen për të avancuar 2-0 në sete për vetëm 54 minuta lojë, kur nisi këndellja dhe shpresa për Federerin.
Por, kjo nuk zgjati shumë për maestron zviceran i cili fitoi setin e tretë, por ra në të katërtin për të humbur përballjen.
“Kam luajtur pabesueshëm në dy setet e para, por e dija se duhet të luaja shumë mirë pasi që Rogeri gjithashtu luan jashtëzakonshëm dhe e dija se do të jetë agresiv në lojë sot,” ka thënë Djokovic 28 vjeç pas ndeshjes së fituar.
Në anën tjetër, Federer, që kishte shpresa të mëdha kësaj radhe në Australian Open për të arritur finalen ka thënë se i mungoi ritmi në fillim.
“Ritmi im, ka qenë i ultë në fillim të ndeshjes. Ai e morri avantazhin duke luajtur jashtëzakonshëm sonte, pas shumë-shumë kohësh,” ka thënë Federer.
Kjo është finalja e gjashtë e Djokovicit në Australian Open. Në finale ai pret fituesin e ndeshjes Andy Murray - Milos Raonic.
Video
ÇASTET NGA NDESHJA DJOKOVIC-FEDERER