Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN - FINALJA

Dominim total

Novak Djokovic, sot/ Foto: Australian Open Official

Dominim total


31 January, 2016 @12:37

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka triumfuar në finale të Australian Open 2016 ndaj britanikut Andy Murray, 3-0 në sete për të fituar për herë të gjashtë në karrierë trofeun në Melbourne. 

Djokovic ka nisur mirë ndeshjen duke kaluar lehtë setin e parë, ndërsa në setin e dytë pati rezistencë të madhe nga Murray që ishte në element me backhandin e tij, por pamjaftueshëm për të befasuar numrin një në botë. 

Murray arriti që setin e tretë ta dërgojë deri në tie-break, por prapëseprapë, Djokovic e fitoi atë në fund, për t’ia shkaktuar britanikut disfatën e pestë me radhë në finale të Australisë. 

Pas ndeshjes ai festoi menjëherë edhe me trajnerin e tij, legjendën e tenisit gjerman dhe botëror, Boris Becker

Djokovic me këtë fitore ka fituar titullin e 11 të Grand Slam turneve në karrierë. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis