GATI EDHE HENDBOLLI
Sharani komesar, Superliga në mes të shtatorit
19 August, 2015 @8:32
Stinori i ri i Superligës së hendbollit nis më 12 shtator ka bërë të ditur Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK).
“Më 12 shtator nis edicioni i ri në Superligën e meshkujve, ndërsa një javë më vonë, më 19 shtator nis kampionati te femrat,” ka shkruar njoftimi i FHK-së.
Në këtë mbledhje të Bordit, është përcaktuar edhe Komesari i ri i Garave për Superligë, dhe ai është Nexhat Sharani.
Shqipe Bajçinca, Komesarja e edicionit të kaluar është tash e tutje vëzhguese e ndeshjeve.
Kampion i fundit në Superligë është Besa Famiglia, që po dominon vite me radhë në hendbollin vendor.