DRAG RACE
Spektakël në Drag Race, festa vazhdon të dielën
Teksti: Federata e Autosporteve të Kosovës
1 August, 2015 @20:05
75 garues nga vende të ndryshme kanë ofruar spektakël të vërtetë për shikuesit e pranishëm, numri i të cilëve ishte mjaft i madh.
Gjithsesi që festa e vërtetë do të ndodhë gjatë ditës së diel, kur në program është gara zyrtare, pasi të shtunën garuesit patën ngasje të lira për t’i testuar veturat e tyre e njëkohësisht për t’u njoftuar me shtegun.
Është më se e sigurt që numri i garuesve të dielën do të jetë dukshëm më i madh, ndërsa që nga mëngjesi do të fillojë klasifikimi i veturave sipas kategorive. Këtë proces, ashtu sikur edhe matjen e kohës do ta bëjë një ekip i licencuar nga Kroacia, me të cilët Federata e Autosportit e Kosovës është duke bashkëpunuar mjaft mirë.
Është vështirë të parashikohet se kush do të jetë fitues i kohës më të mirë, por është lehtë të parashikohet se rivaliteti do të jetë tepër i madh.
Esad Dosljak me Opel Corsa dhe Skender Potera me Audi RS 6 ishin garuesit më të shpejtë në dy ngasjet e fundit, të cilat edhe u llogaritën si zyrtare për ditën e shtunë.