HISTORIKE
Pekini, organizator i LOD 2022
31 July, 2015 @12:52
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, do të bëhet vendi i parë që organizon edhe Lojërat Olimpike Verore por edhe ato Dimërore.
Kjo u bë e ditur sot, kur Pekini fitoi organizimin e LOD 2022 në konkurrencë me Almatyn e Kazakistanit.
Pekini ka organizuar LOV 2008, ndërsa në vitin 2022 do të merr epitetin e qytetit të vetëm që ka organizuar Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.
Më parë, nga gara kishin ra Stockholmi (Suedi) dhe Oslo (Norvegji) për shkak të mungesës së përkrahjes së duhur financiare për organizim të mirëfillitë.