Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Hamilton niset i pari në Hungari

Hamilton niset i pari në Hungari


25 July, 2015 @15:41

Gara e dhjetë e këtij viti në Formula 1, që po zhvillohet këtë fundjavë në Hungari, do të fillojë me Lewis Hamiltonin në ‘pole position’.

Piloti i Mercedesit ka përfunduar i parë në garën e sotme për renditje, duke e lënë pas Nico Rosbergin dhe Sebastian Vettelin.

Hamilton nesër do ta ketë rastin të triumfojë për herë të gjashtë në garat e sivjetme të Formulës 1, për ta rritur edhe më shumë distancën në krye të radhitjes së përgjithshme të pilotëve.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports