Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TBILISI

Dy teniserë në festivalin olimpik

Dy teniserë në festivalin olimpik


23 July, 2015 @9:49

Në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 26 korrik deri më 1 gusht do të mbahet Festivali Olimpik Europian i të rinjëve (European Youth Olympic Festival). 

Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme që njihet edhe si Olimpiada e të rinjëve do të merr pjesë edhe Kosova. 15 sportistë të rinjë kosovar do të garojnë për medalje në 6 sporte të ndryshme me afro 3600 moshatarët e tyre nga 50 shtete europiane. Në gara zyrtare do të jenë gjimnastët, mundësit, notarët, atletët, biciklistët dhe tenistët nga Kosova. Në sportin e tenisit Kosovën do të e përfaqësojnë Stina Morina ndër vajza dhe Muhamed Zulji ndër djem. Sportistët nga Kosova në Tbilisi do të nisen më 23 korrik. Paraprakisht ata kanë qëndruar në përgaditje të përbashkëta dyjavore në Antalya të Turqisë.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis