KBF BASHKIMI - KBF PRISHTINA
Stinori pranveror nis me fitoren e kapioneve
16 January, 2025 @23:18
Kampionet aktuale të Ligës së Femrave, Bashkimi, e nisi stinorin pranveror me fitore, duke e mposhtur Prishtinën në derbin me rezultat 79-72.
Aulona Muhadri ishte më e mira me double double prej 18 pikëve e 15 kërcimeve te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Catherion Thompson me 17 pikë dhe Diedona Halitaj me 13 pikë.
Te Prishtina u veçuan Jayla Johnson me 25 pikë, Malvina Hazeri me 17 pikë dhe Alaina Rice me 16 pikë.