ANFIELD ROAD

REUTERS/Phil Noble
Suarez-Gerrard shkëlqejnë
2 January, 2013 @23:05
Viti 2013 ka filluar për mrekulli për Liverpoolin. Ekipi i cili assesi nuk po arrin t’i mbërrijë ditët e lavdishme, ka filluar vitin me fitore bindëse ndaj Sunderlandit të papërshtatshëm.
Raheem Sterling njëherë dhe Luis Suarez dy herë kanë qenë golashënuesit në fitoren 3-0 të Liverpoolit në Anfield Road që kishte mbledhur sonte 44 mijë e 228 shikues.
Suarezit në dy golat e tij i ka asistuar Steven Gerrard, derisa urugajasi ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Sterling.
Me këtë trepikësh Liverpool ka kërcyer në vendin e tetë dhe ka 31 pikë të mbledhura, derisa Sunderland ka rënë në vendin e 14-të dhe ka 22 pikë.
REZULTATI:
Liverpool - Sunderland 3-0 (Sterling 19, Suarez 26, 53)