Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF GJYSMËFINALET

Trepça bindshëm ndaj Prishtinës

Trepça bindshëm ndaj Prishtinës


12 May, 2017 @14:12

Trepça ka shënuar fitore bindëse në duelin e parë gjysmëfinal të Play-Offit të Superligës së Kosovës, ndaj Prishtinës, 42-31.

Bile, trajneri i ekipit mitrovicas, Taib Kabashi, e ka vlerësuar lartë performancën e lojtarëve të tij, duke thënë se tashmë në ndeshjen e kthimit në Prishtinë kanë avantazh 11 golash që është vështirë e kthyeshme.

Fitorja e Trepçës në fakt vetëm se u thellua në pjesë të dytë të lojës, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar 22-15 në të mirë të mitrovicasve.

Finalisti tjetër i Play-Offit vjen nga dueli Besa - Kastrioti, ku pejanët kanë fituar në duelin e parë në Karagaç 29-24.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga