PARAGLLAJD BOTËRORI
Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion
5 May, 2017 @14:28
Sot me një ceremoni madhështore të përcjellur me shumë aktivitete ajrore dhe shfaqje të shumta akrobatike filloi Kampionati Botëror në Paragllajdizëm në diciplinën e precizionit.
Është ky kampionati i 9 botëror me radhë për të cilin u tregua interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje, ku pas fazës së kualifikimeve arritën të kualifikohen gjithsej 25 shtete anëtare të Federatës Nderkomëtare Aeronautike - FAI.
Kosova në këtë kampionat botëror përfaqësohet nga 4 pilotët e sajë të paragllajdizmit të diciplinës precizion: Eduard Daci, Gëzim Statovci, Hizdri Gubetini dhe Petrit Mustafa, lider i ekipit kosovar është Avni Kuçi.
Kjo është hera e parë që pilotët kosovar do të marrin pjesë në një kampionat botëror, garë e kategorisë së parë (FAI CLASS1), që është gara kryesore e vitit në paragllajdizëm, precizion.
Në cilësinë e gjyqtarëve në këtë kampionat botëror janë të pranishëm edhe dy gjyqtarët kosovar të çertifikuar nga FAI, Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci.