JOSHUA - KLITSCHKO
Joshua rrëzon 3 herë Klitschkon dhe fiton me nokaut
29 April, 2017 @23:44
Boksieri britanez, Anthony Joshua, është kampion i ri në kategoritë WBA, IBF dhe WBO, pasi e mposhti boksierin Wladimir Klitschko, në meçin e zhvilluar në Wembley, ku pati interesim të jashtëzakonshëm nga shikuesit.
Joshua e rrëzoi Klitschkon tri herë gjatë këtij dueli, derisa edhe vetë britanezi e shijoi një herë shijen e rrëzimit.
Fitorja e Joshuas erdhi në raundin e 11-të, kur pasi i shpeshtoi grushtimet ndaj ukrainasit, arriti ta rrëzojë dy herë kundërshtarin.
Klitschko ishte rrëzuar edhe në raundin e pestë, por që 41 vjeçari u përmblodh në raundin e gjashtë duke e rrëzuar Joshuan.
Kjo është ndeshja e 19-të e fituar me nokaut nga Joshua, në po aq ndeshje të zhvilluara në karrierën e tij si boksier profesionist.