Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAXHI ROBIN KRASNIQI

Krasniqi: Do të kthehem edhe më i fuqishëm

Foto: H. R. Krasniqi/ Facebook

Krasniqi: Do të kthehem edhe më i fuqishëm


26 April, 2017 @14:19

Haxhi Robin Krasniqi, që të shtunën u mposht nga rivali i tij Arthur Abraham, i ka falenderuar përkrahësit e tij për mbështetjen e dhënë para, gjatë dhe pas duelit.

“Abraham të shtunën fitoi me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe i uroj fitoren. Por, ai shpeshherë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë, unë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo,” ka shkruar Krasniqi ndër të tjera në llogarinë e tij zyrtare të Facebookut sot, në shqip e gjermanisht, duke paralajmëruar kthim edhe më të fuqishëm në ring.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera