BOKS
Mposhtet Haxhi Krasniqi, humb mundësinë për titull
22 April, 2017 @23:49
Në duelin e sontëm ndaj Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi pësoi disfatë, duke e humbur kështu mundësinë për ta sfiduar kampionin e WBO-së në peshën super të mesme.
Para duelit të sontëm, edhe Abraham edhe Krasniqi kishin nga 50 meçe të zhvilluara, ndërsa bilanci i Krasniqit ishte për një fitore më i mirë, 46-4, kurse ndeshja e sontme bëri që Abraham të jetë sfiduesi për titullin e kampionit të Botës.
Ndeshja filloi mirë për Krasniqin, mirëpo më pas Abraham ishte më i mirë dhe u shpall fitues me vendim të gjyqtarëve pas 12 rundeve.
Duhet përmendur që Abraham më parë ka qenë 3 herë kampion i Botës.