AUTOSPORT
Lajçi nesër në Kampionatin Europian
Teksti: FASK
22 April, 2017 @18:01
Krahas garës në Prizren, vëmendja e dashamirëve të automobilizmit kosovar është përqëndruar edhe në Rechberg të Austrisë, ku Shkëlzen Lajçi do të marrë pjesë në garën malore, në kuadër të Kampionatit Europian, që njëkohësisht është hera e parë që një garues nga Kosova merr pjesë në një garë të tillë.
Mbi 200 garues nga mbarë Evropa të shtunën i kanë pasur tri vozitje provuese, ndërsa të dielën është gara zyrtare me dy vozitje.