NË MINATORIN E RENOVUAR
Trepça me fitore në “Minatori”
10 March, 2016 @23:20
Të drejtuar nga trajneri i ri i klubit, Taib Kabashi, hendbollistët e Trepçës kanë mposhtur Drenicën sot në “Minatorin” e renovuar për t’i dhënë vetes shpresa më të mëdha për mbijetesë në elitën e hendbollit kosovar.
Pika më e ndritur e ekipit mitrovicas ka qenë portieri Vaglir Buçinca që ka mbrojtur dy shtatëmetërshe të mysafirëve si dhe ka bërë 11 pritje në duele direkte me të kaltërit nga Drenica.
Epërsia më e madhe e Trepçës ishte me 15 gola gjatë ndeshjes kur rezultati në semafor tregonte 26-11, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes qe 31-22 për ekipin mitrovicas që ndeshjen e radhës dhe të fundit para Play-Offit e Play-Outit e zhvillojnë ndaj Vëllaznimit.